LIGJET PËR KUVENDIN DHE QEVERINË DUHET TË MIRATOHEN NË TË NJËJTËN KOHË QË TË MOS BIEN NDESH

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të miratohet Ligji për Kuvendin, por gjithashtu nënvizoi se ai duhet të miratohet së bashku me Ligjin për Qeverinë në mënyrë që këto dy akte kryesore ligjore të mos bien ndesh.

Ai këtë e bëri të ditur në takimin e delegacionit të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR.

Mandiq theksoi se bashkëpunimi me ODIHR do të thotë shumë për Parlamentin e Malit të Zi.  

Ai shtoi se Kuvendi ka bërë shumë përparime në 20 vitet e fundit dhe se një gjeneratë e re po fiton përvojë në shërbimin e tij, e cila mund t’i përgjigjet sfidave të sotme.

Ekipi i ekspertëve të ODIHR-it theksoi se kuadri ligjor ekzistues është jashtëzakonisht i mirë, por se ka gjithmonë vend për përmirësime dhe në këtë kontekst kanë paraqitur mendimin e tyre paraprak për të.

Ata arritën në përfundimin se ODIHR është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me kryetarin Mandiq, Parlamentin e Malit të Zi dhe institucione të tjera në Mal të Zi.

SHARE