SË SHPEJTI DO TË FILLOJË PROJEKTI PËR NDËRTIMIN E TELEFERIKUT NGA LOVQENI NË CETINË

Qeveria e Malit të Zi dhe Cetina do të nisin sa më shpejt projektin për ndërtimin e teleferikut nga Lovqeni në Cetinë, është mesazhi i takimit të kryeministrit Millojko Spajiq me kryetarin e komunës Nikolla Gjurashkoviq.

Kryeministri theksoi se është një projekt shumë i mirë që do të ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Malit të Zi dhe se mjetet për ndërtim do të ndahen nga buxheti kapital.

Është konstatuar se po kryhen tre studime të nevojshme për aplikimin e projektit për financim dhe se në qershor mund të krijohen kushtet që fondet për teleferikun të sigurohen nga buxheti.

Në takim u theksua se ky është investimi më i rëndësishëm në këtë moment për Cetinën dhe se është reale të pritet që punimet të përfundojnë me festimin e 20 vjetorit të Pavarësisë.

Në takim u diskutua edhe për projekte të tjera të mëdha infrastrukturore, si ndërtimi i një sallë të re sportive, si dhe rindërtimi i rrjetit të ujësjellësit, që është një çështje që ka munduar qytetarët e Cetinës me dekada.

SHARE