ZËVENDËSKRYEMINISTRI GJELOSHAJ U KA URUAR QYTETARËVE TË MALIT TË ZI DITËN E PAVARËSISË

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët me rastin e festës së Pavarësisë së Malit të Zi.

“Të gjithë qytetarëve të Malit të Zi u uroj Ditën e Pavarësisë, me dëshiren që kujtimi i përpjekjeve shumëvjeçare për ndërtimin e një shteti të bazuar në liri, dinjitet dhe përparim, të jetë një nxitje në vitet në vijim, në të cilat do të kurorëzojmë rrugën tonë evropiane.“

Ai tha se ne mbetemi me vendosmëri në rrugën e reformave që i zbatojmë në marrëveshje me miqtë tanë euroatlantikë, të vetëdijshëm se forca dhe pavarësia e shtetit reflektohet në progresin ekonomik, sundimin e ligjit – institucione të forta dhe të pavarura dhe një shoqëri me orientim qytetar.

“Le të mbetemi shembull – një vend që është lider i rajonit dhe aleat parimor i të gjitha forcave globale që avokojnë për paqen, prosperitetin dhe mbrojtjen e sovranitetit civil”, theksoi zëvendëskryeministri Gjeloshaj.

SHARE