Amendamentet e Malit të Zi në Rezolutën për Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995 u pranuan që paraqet një sukses të madh të diplomacisë malazeze dhe një fitore për të gjithë popujt në rajon.
Të rikujtojmë se kryeministri Millojko Spajiq me këtë rast tha se thelbi i amendamentit është ruajtur në tekstin përfundimtar dhe se besojnë se është një kontribut shtesë për pajtimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet serbëve, boshnjakëve dhe të gjithë popujve të tjerë në Ballkan.
Përkatësisht, amendamentet e dërguara nga Mali i Zi te propozuesit synojnë të kontribuojnë në heqjen e interpretimeve të shtrembëruara dhe të gabuara dhe të parandalojnë keqkuptimin dhe politizimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.
„Përpjekjet dhe veprimet e diplomacisë sonë bazohen ekskluzivisht në një qasje miqësore dhe pajtuese. Jemi të bindur se rezultatet që arrijmë, si në nivel politik të brendshëm dhe të jashtëm, pasqyrojnë qartë proaktivitetin dhe përkushtimin tonë për përparimin e Malit të Zi dhe të gjithë rajonit,“ theksuan nga zyra e kryeministrit të Malit të Zi.