Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga tre deri në pesë cent, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për pesë cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.57 euro dhe 1.61 euro.
Çmimi i Eurodieselit do të jetë tre centë më i ulët dhe do të arrijë në 1,41 euro, ndërsa për po aq më i lirë do të jetë nafta për ngrohje 1,38 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 8 maj, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga dy deri në katër cent.
Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 3 qershor dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 4 qershori.