Deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi.
Nëntë muaj e gjysmë nga konstituimi i mbledhjes aktuale të Parlamentit dhe gjashtë e gjysmë nga zgjedhja e presidentit, dy vende të nënkryetarëve janë ende bosh… Dhe, kjo mund të ndryshojë së shpejti.
“Deri në fund të muajit, pra në fillim të muajit të ardhshëm, tashmë do t’i kemi ato dy vende të mbushura dhe Kuvendi do të punojë me kapacitet të plotë”, tha për TV „Vijesti“ deputeti Camaj.
Kandidati për një, nga radhët e partive të pakicës, tashmë është i sigurt.
“Koalicioni ynë dhe partia është i atij qëndrimi, dhe ne në klub jemi të të njëjtit qëndrim, që unë do e mbuloj atë pozitë dhe llogaris që të jetë kështu”, tha Camaj.
Para zgjedhjeve do të ndryshojë Rregullorja e Punës. Ndryshimet inicohen nga shumica parlamentare dhe përcakton se nëse brenda gjysmë viti nuk propozohet kandidat për nënkryetar nga radhët e partive të pakicës, këtë mund ta bëjë një deputet ose një grup prej tyre, nga ato parti.
“Ky është një mekanizëm zhbllokues, që thjesht askush nuk mund të bllokojë askënd. Tani, në këtë situatë, si është gjendja që Partia Boshnjake është shumicë dhe ka gjashtë deputetë, edhe nëse tre shqiptarët e tjerë e mbështesin, dhe unë nuk do ta bëj dhe nuk mund të kalojë – kështu që varet nga ai një deputet – kështu siç ne e propozojmë, e zhbllokojmë këtë çështje”, thotë Camaj.
Camaj tha se ka ende hapësirë për marrëveshje me Partinë Boshnjake.
“Unë gjithsesi do të insistoj dhe do të kërkoj që për hir të bashkëpunimit të mëtutjeshëm që ta mbështesin propozimin tonë për nënkryetar të Kuvendit, nëse kanë vullnet, mendoj se e mira gjithmonë kthehet me të mirë. Mendoj se është mirë që ata ta dinë se as sipas Ligjit dhe as sipas Rregullores, fakti që dikush është më i madhi, nuk i takon gjithçka, por siç të dakordohemi. Unë ende llogaris në një marrëveshje”, tha deputeti Camaj.