GJELOSHAJ ME AMBASADOREN E ITALISË DHE PËRFAQËSUES TË TELEKOMIT ITALI: FOKUSI NË INVESTIMET NË SEKTORIN E TIK-ut TË MALIT TË ZI

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Italisë në Mal të Zi, Andrea Marcelo dhe përfaqësues të Telekom Itali “Sparkle”.

Ministri Gjeloshaj u shpreh i kënaqur me takimin dhe theksoi se Qeveria e Malit të Zi është e interesuar për tërheqjen e investimeve të besueshme, me fokus të veçantë në sektorin e TIK-ut, i cili paraqet një mundësi kyçe zhvillimore për Malin e Zi.

Përfaqësuesit e Telekomit Itali “Sparkle” theksuan se kompania e tyre është një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve të infrastrukturës dhe rrjetit me shumicë dhe se ata zotërojnë 600,000 km kabllo optike në mbarë botën.

Ata theksuan interesin e Sparkle për zgjerimin e rrjetit të fibrave optike në Mesdhe, duke përfshirë vendosjen e sistemeve të reja kabllore nëndetëse në detin Adriatik.

Në këtë drejtim, ministri Gjeloshaj shprehu mbështetjen e tij për realizimin e ideve dhe propozimeve të suksesshme në Mal të Zi, duke theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunim në realizimin e suksesshëm të projekteve.

SHARE