SHIMUN: FRANCA MBËSHTETJE RRETH 800.000 EURO, PËR QENDRËN E RE KLINIKE UNIVERSITARE TË MALIT TË ZI

Ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun theksoi se gjatë takimit të djeshëm me ministrin francez është diskutuar për bashkëpunimin në shumë projekte në fushën e shëndetësisë dhe Franca, ndër të tjera, është e gatshme të sigurojë mjete nga thesari i saj për studimin e fizibilitetit të projektit të një qendre klinike universitare në Mal të Zi.

Siç theksoi Shimun, takimi me ministrin e Shëndetësisë të Francës Frederic Valte ishte i jashtëzakonshëm dhe ata morën mbështetje të fortë për projekte të rëndësishme në fushën e shëndetësisë.

“Një nga temat e shumta, që ishte fokus i takimit, është pikërisht projekti i Qendrës së re Klinike Universitare të Malit të Zi. Franca është e gatshme të sigurojë fonde nga thesari i saj për një studim fizibiliteti për atë projekt, me shumë gjasa do të jetë rreth 800,000 euro, plus mundësia e rritjes rreth 15%, dhe kjo është diçka që më është paralajmëruar si një mundësi që me shumë gjasa do të miratohet në javët e ardhshme”, tha Shimun.

SHARE