MIRATOHET MODELI I RI I PAGESËS SË SHTESËS PËR FËMIJËT E SAPOLINDUR DERI NË 2.500 EURO

Njëzëri dje në Kuvendin e Malit të Zi është miratuar modeli i ri i pagesës së shtesave për fëmijët e porsalindur, sipas të cilit shtesat për të sapolindurit do të arrijnë në 2.500 euro.

Ky model u miratua me propozimin e Malit të Zi Demokratik.

Demokratët rikujtuan se modeli i ri parasheh pagesën e shtesave për fëmijët e porsalindur deri në 2.500 euro, 1.000 euro për fëmijën e parë, 1.500 për fëmijën e dytë, 2.000 euro për fëmijën e tretën dhe 2.500 euro për fëmijën e katërt dhe secilin pasardhës.

“Në vend të 900 eurove aktuale, prindërve në të ardhmen do t’u paguhet përfitime deri në 2.500 euro, varësisht nëse se a është fëmija i parë, i dytë, i tretë apo i katërt. Çiftet që do të bëhen prindër pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të paguhen këtë vit 1.000 euro, ndërsa diferenca deri në masën e plotë të kompensimit të miratuar sipas modelit progresiv do të paguhet në tremujorin e parë të vitit 2025, që është rezultat i një kompromisi dhe marrëveshjeje me kolegët e shumicës parlamentare që menaxhojnë financat në Qeverinë e Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e Demokratëve.

SHARE