FATURA MESATARE E PRILLIT PËR ENERGJINË ELEKTRIKE ËSHTË 28.73 EURO

Fatura mesatare e prillit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 28.73 euro.

„Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Zhablak në vlerë prej 17,09 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 34,03 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Në muajin prill, amvisëritë kanë konsumuar 102,3 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike, që është 18,96 për qind më pak krahasuar me konsumin e arritur në muajin mars dhe në krahasim me prillin e vitit të kaluar, konsumi është 10,71 për qind më pak.

SHARE