“LIBRI I BARDHË” DO TË PUBLIKOHET NË NËNTOR

Në Asamblenë Vjetore të Këshillit të Investitorëve të Huaj në Mal të Zi të mbajtur sot, u bë e ditur se data e botimit të “Librit të Bardhë – Klima e Investimeve në Mal të Zi”, një dokument kyç për zhvillimin e mjedisit investues në vendin tonë, do të të ndryshohet.

Nga ky vit, “Libri i Bardhë” do të publikohet në muajin nëntor, në mënyrë që Qeveria të shqyrtojë me kohë dhe të përfshijë rekomandimet dhe analizat e investitorëve të huaj në programin e saj të punës.

Duke shpjeguar vendimin për ndryshimin e datës së botimit të “Librit të Bardhë”, kryetari i Këshillit, Tamash Kamarashi, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm që siguron gjithashtu kujdes gjatë krijimit të politikave dhe kornizave rregullatore për nevojat reale të investitorëve të huaj dhe të gjithë komunitetit të biznesit.

Theks i veçantë në Asamblenë e këtij viti ishte në punën e katër komisioneve të Këshillit: Komisionit për Talentet dhe Kapitalin Njerëzor, Komisioni për IT, Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë, Komisioni për Sundim të Ligjit dhe Politikë Tatimore, dhe Komisioni për Tranzicion në një ekonomi të gjelbër (ESG).

SHARE