PËRKEQËSOHET SITUATA NË BRAZIL / RINISIN RESHJET E SHIUT, SHTËPITË NËN PUSHTETIN E UJIT

Nivelet e lumenjve u rritën sërish, pasi shirat e forta goditën Brazilin jugor të përmbytur prej javësh.

Deri më tani janë shënuar 145 viktima, ndërsa mijëra brazilianë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, të përmbytura.

Banorët po përgatiten për më shumë shkatërrime nga reshjet e rinisura, që kanë rritur nivelet e lumenjve.

Më shumë se dy milionë njerëz janë prekur nga përmbytja, të cilën ekspertët e lidhin me ndryshimet klimatike të përkeqësuara nga fenomeni i motit El Nino.

Probabiliteti i përmbytjeve të mëtejshme është “shumë i lartë” në shumicën e rajoneve të shtetit, sipas Qendrës Kombëtare të Monitorimit dhe Paralajmërimit për Fatkeqësitë Natyrore.

Një total prej 132 personash janë raportuar të zhdukur dhe 619,000 janë dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre, thanë zyrtarët e mbrojtjes civile.

SHARE