Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të mbahet të enjten më 16 maj në Kotorr (Hyatt Blue Bay Hotel), gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Siç njofton Qeveria, nikoqir i samitit do të jetë kryeministri Millojko Spajiq.
Sipas Qeverisë, takimi i liderëve të rajonit, ku do të marrin pjesë komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheli, dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, është planifikuar në ora 09:30.
Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision).
Një ditë para Samitit, më 15 maj, do të mbahet takimi i ministrave të çështjeve evropiane dhe financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.