SPAJIQ: SERBËT NUK JANË KOMB GJENOCIDAL

Për ne serbët nuk janë dhe nuk mund të jenë komb gjenocidal, ka thënë kryeministri Millojko Spajiq në një postim në rrjetin social X.

Spajiq theksoi se në bazë të amendamenteve të propozuara në Rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, askush nuk mund të thotë se Mali i Zi dënon popullin serb, Serbinë apo Republikën Srpska.

“Serbët në Mal të Zi përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë sonë dhe këtë nuk e kemi injoruar kurrë. Për ne serbët nuk janë dhe nuk mund të jenë komb gjenocidal. Kjo nuk ekziston. Asnjë komb nuk është gjenocidal”, thuhet në njoftim.

Kryeministri konkludon se vetëm me punë dhe rezultate si tonat – i dëshmojmë Bashkimit Evropian se ia vlen të luftohet për Malin e Zi, për Ballkanin Perëndimor dhe një të nesërme më të mirë për të gjithë popujt që jetojnë në këto zona.

SHARE