JAKSHIQ-STOJANOVIQ – PETO: PROJEKTE TË PËRBASHKËTA PËR CILËSI MË TË MIRË NË ARSIM

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, është takuar sot ambasadoren e Shqipërisë, Zhaklina Peto.

Bashkëbisedueset shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe theksuan nevojën e punës së përbashkët për ngritjen e cilësisë së kapaciteteve kërkimore-shkencore dhe shkencore në të gjithë rajonin.

Siç thuhet në njoftim, në takim u diskutua për programet e mëparshme të bashkëpunimit të përbashkët, si dhe u theksua se me rëndësi të veçantë ishte programi i bashkëpunimit ndërkufitar IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi, në kuadër të të cilit u miratuan dy projekte për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë “Technopolis” në Nikshiq.

Jakshiq Stojanoviq dhe Peto vlerësuan se progresi i përgjithshëm i të dyja vendeve bazohet në arsim cilësor dhe se forcimi i bashkëpunimit rajonal në këtë fushë është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi të përbashkët.

SHARE