BORELL KONFIRMON NJOHJEN E PALESTINËS: SPANJA, IRLANDA E VENDE TË TJERA E BËJNË KËTË MUAJ

Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian kanë planifikuar të njohin Palestinën më 21 maj, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Më herët, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte konfirmuar se Spanja, Irlanda, së bashku me Slloveninë dhe Maltën ishin dakordësuar se do e njihnin Palestinën, dhe se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate.

“Ky është një veprim simbolik i natyrës politike. Me shumë se njohjen e një shteti, kjo ka të bëjë me vullnetin që ai shtet të ekzistojë”, tha Borrell, duke shtuar se Belgjika dhe vende të tjera me gjasë do ta ndjekin këtë hap.

Thirrjet për një armëpushim të konfliktit palestinezo-izraelit janë rritur, posaçërisht pas rritjes së numrit të viktimave në Rripin e Gazës.

Prej vitit 1988, 139 nga 193 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetësinë e Palestinës.

SHARE