Gjykata e Lartë në Podgoricë, ka pranuar një padi kundër ish kryebashkiakut të Podgoricës Miomir Mugosha, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në rastin “Carine”, raporton agjencia “Mina”.
Mugosha, në këtë lëndë është i dyshuar se ka dëmtar arkën e shtetit për disa milionë euro. Hetimet kundër Mugushës u hapën pasi ekspertët bënë vlerësimin e demit, që u ngrit në vitin 2007, në një marrëveshje që e beri Bashkia me kompaninë Carine, në pronësi të Çedomir Popoviq.
Mugosha, për këtë u muer në pyetje, në Zyrën e Prokurorisë Speciale në fillim të tetorit të vitit të kaluar, por u lirua që gjatë procedurave të mëtejshme të mbrohet në liri.