NGA NESËR MË LIRË TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga dy deri në katër cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Siç kanë thënë ata, Eurosuper 95 dhe 98 do të lirohen për dy cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.62 euro dhe 1.66 euro.

Çmimi i Eurodiesel-it do të jetë katër cent më i ulët dhe do të kushtojë 1.44 euro, po ashtu edhe nafta për ngrohje do të jetë më e lirë dhe do të kushtojë 1.41 euro.

Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 20 maj dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 21 maji.

SHARE