Ministria e Punëve të Brendshme apeloi qytetarët që gjatë festave të ndezin zjarrin në kushte të kontrolluara.
Ata theksojnë se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të realizojë një sërë aktivitetesh parandaluese në periudhën e ardhshme në përgatitje për sezonin e zjarreve.
Drejtori i Drejtorisë, Miodrag Beshoviq, përmes një video-mesazhi ka thënë se për shkak të festave të ardhshme presin që shumica e qytetarëve në zonat e tyre rurale t’i pastrojnë pronat e tyre.
“Ne jemi të obliguar të dërgojmë një paralajmërim para MPB-së që njerëzit të ndezin zjarr në mënyrë të kontrolluar, gjegjësisht që duke thirrur shërbimet lokale të mbrojtjes dhe shpëtimit të marrin ndihmë prej tyre për ndezjen e zjarrit në mënyrë të kontrolluar dhe për të parandaluar disa situata të sikletshme dhe përhapjen e zjarreve”, tha Beshoviq.