GORÇEVIQ: MALI I ZI KA GUXIMIN DHE VIZIONIN PËR TË QENË ANËTARI I ARDHSHËM I BE-së

Mali i Zi ka guximin dhe vizionin për të qenë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), tha ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq në një takim jozyrtar me Ministrat e Çështjeve Evropiane në Bruksel.

Gorçeviq theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Malit të Zi për ta bërë vendin gati për anëtarësim deri në fund të mandatit.

“Nuk ka rrugë të shkurtra apo privilegje në atë rrugë dhe as nuk i presim ato. Progresi ynë është dhe do të jetë reflektim i punës sonë dhe rezultateve që tregojmë,” tha Gorçeviq.

Ajo shtoi se kjo është mënyra e vetme për ta bërë shtetin dhe shoqërinë gati politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht në mënyrë që të jenë të pajtueshëm dhe të qëndrueshëm brenda familjes së BE-së.

“20 vjet më parë, bota dëshmoi një Evropë të guximshme dhe vizionare, në të cilën zgjerimit solli paqe dhe prosperitet si për BE-në ashtu edhe për dhjetë anëtarët e rinj. Sot erdha këtu për t’u thënë kolegëve të mi nga BE-ja se Mali i Zi ka të njëjtin guxim dhe vizion”, tha Gorçeviq.

Siç tha ajo, një mësim shtesë që të gjithë kanë mësuar ndërkohë është se paqja dhe prosperiteti i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm duke mbrojtur demokracitë dinamike dhe duke garantuar sundimin e ligjit.

SHARE