ARBEN XHURRETA I FTUAR NDERI NË “TAKIMIN E MADH NË PRISHTINË 2024″

Më 27 Prill 2024 në „Emerald Hotel“ në Prishtinë, në takimin e madh në Prishtinë 2024 i ftuar nderi ishte drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë Arben Xhurreta.

Takimi PanShqiptar – NdërBallkanik –  EuroAtlantik, është organizuar nga “Gazeta e Alpeve” me tematikë: Histori – Identitet – Integrim. Në këtë takim ishin rreth 511 të ftuar nderi nga Rajoni Ballkanik Shqiptar, Evropa, Amerika, Australia etj.

Me këtë rast, Xhurreta u shpreh që ishte kënaqësi e madhe për të që ishte i ftuar nderi në takimin e madh të Prishtinës, mes personalitetesh të larta nga të gjitha fushat.

Xhurreta bisedoi me disa nga këto personalitete dhe theksoi që në të ardhmen duhet të përkujdesemi për njëri-tjetrin, të dëgjojmë me kujdes, dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një urë më të fortë dhe më të përparuar për të gjithë.

Në ceremoni prezent ishte edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.  

SHARE