Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq priti në një vizitë lamtumire të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Me atë rast, presidenti theksoi se Mali i Zi mbetet fuqishëm i përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, që është synimi kryesor i politikës së jashtme të Malit të Zi.
Ai theksoi se duke zbatuar reforma të gjera sociale dhe politike, Mali i Zi meritoi fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në BE dhe marrja e IBAR-it do të ishte një shtysë shtesë në rrugën tonë evropiane.
Ai vlerësoi gjithashtu se anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një mesazh për vendet e tjera kandidate që të këmbëngulin në reforma dhe se procesi i zgjerimit është ende i gjallë.
I dërguari special Lajçak, siç u raportua, tha se për Malin e Zi ka një moment pozitiv në BE që duhet shfrytëzuar, duke shtuar se Mali i Zi është në rrugë të mbarë për t’u bërë anëtari i ardhshëm.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të Presidentit në procesin e integrimeve evropiane dhe reformave demokratike në Mal të Zi.
Presidenti Millatoviq tha se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga shtyllat e politikës sonë të jashtme dhe se Mali i Zi, si një aleat i besueshëm brenda NATO-s, kontribuon ndjeshëm në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në fund, ai e falënderoi z. Lajçak për përpjekjet e tij të deritanishme në lidhje me Malin e Zi dhe i uroi suksese në angazhimin e tij të ardhshëm profesional.