Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare, besimtarët e besimit ortodoks kanë të drejtën e pushimit me pagesë për kremtimin e festave fetare të Premtes së Madhe dhe të Pashkëve, përkatësisht: e premte 3 maj, e diel 5 maj dhe e hënë 6 maj.
„Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin,“ thonë nga ky dikaster.