Sporti në përgjithësi sjell shumë përfitime, si fizike, ashtu dhe psikologjike tek fëmijët e të gjitha moshave.
Futbolli është një sport kolektiv i cili i bën fëmijët socialë dhe i ndihmon të krijojnë idenë e bashkëpunimit në grup. Përmes futbollit, ata rrisin sistemin imunitar dhe zhvillojnë reflekset. Gjithashtu është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar kohën dhe për të qenë sa më aktivë gjatë ditës.
Me ndërtimin e Kompleksit “Nar livad” në Milesh, po zhvillohen programeve ushtrimore të ndryshme, me ose pa top, ku fëmijët e Mileshit dhe jo vetëm kanë mundësinë të bëhen më të shkathët e të zhdërvjellët.
Me ndërtimin e fushave sportive u themelua dhe klubibi futbollit për djem dhe vajza me emrin “Mileshi”.
Adnan Gjokaj njeri nga themeluesit e klubit, gjatë intërvistës së dhënë pë Tv Boin, mes tjerash thot që do t’u kërkonim të gjithë prindërve të marrin në konsideratë këtë mesazh dhe t’i aktivizojnë fëmijët e tyre sa më shumë nëpër aktivitete sportive, për të mirën e shëndetit të tyre dhe për të krijuar një jetë sociale sa më të pasur!
Futbolli është një nga sportet më të preferuara dhe të ndjekura nga të gjitha grupmoshat.KF “Mileshi” po avancohet çdo ditë në këtë drejtim, falë krijimit të një klime të sigurtë për fëmijët numri i tyre po rritet dita ditës në këtë skuader nga e cila pritet të dalin fëmijë të talentuar në sportin e futbollit.
Ashtu siç fëmijët janë e ardhmja e një kombi, dhe futbolli i fëmijëve është e ardhmja e futbollit shqiptarë. Pa këtë futboll fëmijësh ne nuk do të kemi ekipe të rriturish cilësor, tha Gjokaj.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /