NUK KA RASTE TË REJA, 101 TË SHËRUAR

Pasi që laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan 210 analiza, u konkludua se nuk kishte raste të reja të sëmundjes koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Mal të Zi është akoma 313, nga të cilët 101 persona janë shëruan, sipas Institutit. Sipas Institutit, 34 persona u shtruan në spital, pesë vdiqën nga koronavirusi ndërsa 2445 qytetarë janë nën mbikëqyrje, sipas të dhënave të fundit. Mjekët e Institutit të Shëndetit Publik edhe një herë falënderuan të gjithë qytetarët e Malit të Zi, e posaçërisht qytetarët e komunës së Tuzit për këmbënguljen dhe e tyre në respektimin e të gjitha masave. “Përkushtimi juaj ka çuar në kontrollin e sëmundjes dhe përballimin e koronavirusit të ri në Tuz”, thuhet në llogarinë në Twitter të Institutit.

Të shëruarit sipas Komunave:

Podgoricë: 37

Tuz: 30

Tivar: 8

Andrijevicë: 7

Ulqin: 6

Herceg Novi: 4

Bijello Pole: 2

Tivat: 2

Danillovgrad: 1

SHARE