Në seancën e 21-të të Komisionit Legjislativ të Parlamentit të Malit të Zi, me shumicë votash u miratua propozimi për ndryshimin e Rregullores së Punës së Kuvendit të Malit të Zi.
Vasilije Çarapiq, (Lëvizja „Evropa Tani“) duke shpjeguar propozimin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, tha se një nen i Rregullores së Punës është duke u ndryshuar, gjë që u mundëson partive pakicë, që të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi sipas një metologjie ndryshe: “Mund të propozohet nga një deputet, një grup deputetësh nga radhët e partive pakicë ose një klub deputetësh”.
Sipas Çarapiqit, arsyeja është zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e pakicave, sepse deri më tani ai nuk është zgjedhur për shkak të mungesës së konsensusit.