Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se pensioni mesatar në Mal të Zi është rritur për 241 euro që nga viti 2015.
Nga 270 euro sa ishte pensioni mesatar në vitin 2015, sot është 511.
Që nga viti 2015, pensioni mesatar është rritur për disa euro në vit, ndërsa deri në vitin 2021 është rritur vetëm për 22 euro.
Një rritje e ndjeshme tashmë ndihet në vitin 2022, kur pensioni mesatar rritet me 70 euro, nga 292 në 362, kështu që në vitin 2023 ishte 424, ndërsa në vitin 2024 do të jetë 511 euro.