VARHELI: NDIKIM I MUNDSHËM NEGATIV I KORONËS NË POZICIONIN FISKAL TË MALIT TË ZI

Edhe pse rreziqet e rifinancimit të borxhit janë dukur të ulta deri vonë, pozicioni fiskal i Malit të Zi pritet të përkeqësohet për shkak të ndikimit të krizës së koronavirusit, tha Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varheli.

“Sidoqoftë, pozicioni fiskal i Malit të Zi pritet të përkeqësohet ndjeshëm për shkak të ndikimit të krizës së koronavirusit. Prandaj, Komisioni po monitoron nga afër këtë çështje,” shpjegoi Varheli.

Eurodeputetja Bilde iu referua një studimi të vitit 2018 nga Qendra për Zhvillim Global, në bazë të të cilit ai projekt i infrastrukturës mund ta vendos Malin e Zi në kategorinë e vendeve që janë shumë të ndjeshme ndaj borxhit.

Varheli tha në përgjigje se pranimi në BE kërkon një ekonomi funksionale të tregut dhe aftësi për të përballuar konkurrencën dhe forcat e tregut brenda Bashkimit.

“Komisioni monitoron rregullisht pajtueshmërinë me këto kërkesa. Vlerësimi i mëposhtëm do të përfshihet në raportin e ardhshëm për Malin e Zi këtë vit. Raportet e mëparshme kanë tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut të një barrë në rritje të shpejtë të borxhit, e përkeqësuar nga kostoja e financimit të autostradës Bar-Bolare,” tha Varheli.

Ai gjithashtu sqaroi se si pjesë e dialogut ekonomik me partnerët e zgjerimit bazuar në Semestrin Evropian, Ballkani Perëndimor çdo vit përgatitë një Program të Reformës Ekonomike, një dokument të politikës ekonomike kombëtare që përcakton kornizat afatmesme, ekonomike dhe fiskale, si dhe përparësitë e reformës strukturore.

Varheli kujtoi gjithashtu se në janar, Programi i Reformës Ekonomike në Mal të Zi parashikoi një ulje të shpenzimeve publike nga viti i ardhshëm, i shoqëruar me teprica buxhetore, kryesisht për shkak të përfundimit të ndërtimit të seksionit të parë të autostradës këtë vit.

Në këtë skenar bazë, raporti i borxhit publik ndaj produktit të brendshëm bruto do të binte me shpejtësi gjatë dy viteve të ardhshme, duke arritur në 62.5 përqind të PBB-së deri në fund të vitit 2022.

“Ndikimi i krizës së koronavirusit mund të ndikojë negativisht në realizimin e këtyre parashikimeve,” tha Varheli.

SHARE