PRESIDENTI MILLATOVIQ NUK KA SHPALL ZGJEDHJE NË SHAVNIK, APELON PËR PËRGJEGJËSI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, nuk ka shpallur sot zgjedhje të reja lokale në Shavnik, duke thënë ndër të tjera se mandati i thirrjes aktuale të Kuvendit të Komunës ka skaduar në qershor të vitit 2022.

Ai apeloi tek institucionet kompetente që “të kontribuojnë me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar në finalizimin e procesit zgjedhor që ka filluar, në mënyrë që sa më shpejt të formohen organet e reja të vetëqeverisjes lokale në komunën e Shavnikut”.

Siç ka sqaruar ai, duke pasur parasysh se mandati i thirrjes aktuale të Kuvendit të Komunës ka skaduar në qershor të vitit 2022, shpërbërja e tij me Vendim të Qeverisë pas skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, nuk mund të rezultojë me shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunën e Shavnikut.

“Në bazë të dispozitave ligjore të cituara, del se obligimi i presidentit të Malit të Zi për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të kuvendit komunal, në rastet e përmendura, konstituohet ekskluzivisht kur shpërndarja e kuvendit komunal ka ndodhur para përfundimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, pra gjatë kohëzgjatjes së mandatit katërvjeçar. Po ashtu, dëshiroj të theksoj se në komunën e Shavnikut është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, i cili filloi me mbajtjen e zgjedhjeve më 23 tetor 2022, në bazë të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë, të cilin e ka marrë ish-presidenti i Malit të Zi”, ka theksuar Millatoviq.

Ai theksoi se vendimi i lartpërmendur është marrë në mënyrë ligjore, se është ende në fuqi ligjore dhe se për të njëjtën çështje juridike është marrë vendim i ri, përveç shkeljes së Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, nënkupton edhe shkelje të rendit juridik dhe sigurisë juridike në vend.

SHARE