Deputeti i Lëvizjes „Evropa Tani“ Vasilije Çarapiq tha se reforma zgjedhore është një nga të drejtat themelore, reforma e së cilës do të jetë parakusht për anëtarësimin në BE, pasi BE-ja dëshiron ta përfshijë Malin e Zi si anëtar të ri.
“Në BE duan një demokraci funksionale, domethënë duan një anëtare që do të ketë legjislacion të mirë zgjedhor dhe që nuk do t’i shkaktojë dhimbje koke kur bëhet fjalë për çdo zgjedhje”, tha ai.
Ai tha se puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të jetë uniforme për të arritur rezultatet më të mira në të njëjtin afat të arsyeshëm.
Komisioni konkludoi se është e nevojshme gjetja e një modeli për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Mal të Zi, gjë që e theksoi edhe deputeti i Forumit Shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nikollë Camaj.
“Mendoj se ky model ekzistues nuk jep zgjidhjen e duhur për nevojat e pakicave, ndaj duhet të mendojmë për reformimin e një pjese të tij”, tha deputeti Camaj.