VUKOVIQ DHE GJELOSHAJ ME KREUN E BERZH-it NË MAL TË ZI

Ministri i Financave, Novica Vukoviq, dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, vazhduan bisedimet e filluara në fillim të vitit me kreun e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimit (BERZH) në Mal të Zi, Ramon Zakari, rreth partneritetit në formimin e Fondit të Garancisë së Kredive.

Ministri Vukoviq falënderoi BERZH-in për mbështetjen dhe vendosmërinë e vazhdueshme për të kontribuar në rritjen e përshpejtuar ekonomike të Malit të Zi përmes një partneriteti aktiv.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj vuri në dukje se synimi është që të formohet Fondi i Garancisë së Kredive sa më shpejt dhe të sigurohet akses më i lehtë dhe më i madh në burimet financiare për ekonominë.

Me qëllim të krijimit sa më të shpejtë të Fondit, sot u ra dakord të formohet një grup pune që do të përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë dhe BERZH-it.

Në emër të BERZH-it, i cili do të jetë partner në këtë projekt, Zakaria vlerësoi proaktivitetin dhe përpjekjet e Qeverisë në fushën e përshpejtimit të aktiviteteve të përbashkëta, duke njoftuar se BERZH-i do të ofrojë mbështetjen e nevojshme teknike, profesionale dhe materiale.

U diskutua edhe për nivelin e realizimit të projekteve aktuale ndërmjet Qeverisë dhe BERZH-it, të parapara me Ligjin për Buxhetin për vitin 2024, me një vlerësim të përbashkët se projekti infrastrukturor prioritar për Malin e Zi është autostrada.

Gjithashtu u theksua rëndësia e shfrytëzimit më të mirë të kapaciteteve energjetike nga burimet e rinovueshme të energjisë, si dhe përshpejtimi i nevojshëm i tranzicionit të gjelbër.

SHARE