MARKOVIQ, NESËR NË KOSOVË

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare  në Kosovë.

Markoviq , së pari do të pritet nga zëvendëskryeministri  i pare I  Kosovës Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha si  dhe ambasadori i Kosovës në Mal të  Zi, Skender Durmishi. Markoviq më pas do të zhvillojë takime edhe me krerët e kosovës, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës  Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq,  këtë vizitë e bën me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ku pritet  të diskutohet  mundësia e gjetjes së një zgjidhje për Demarkacionin e kufirit në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

SHARE