QKMZ PREZANTON QENDRËN E THIRRJEVE 1622, TË DESTINUAR PËR PACIENTËT ME SËMUNDJE KRONIKE

Qendra Klinike e Malit të Zi, nga e marta vë në funksion falas Qendrën e Thirrjeve 1622, të destinuar për pacientët me sëmundje kronike. Duke thirrur numrin pa pagesë 1622 të siguruar nga M-tel, pacientët me sëmundje kronike mund të konsultohen me mjekë nga këto degë të mjekësisë: endokrinologji, gastroenterologji, hematologji, reumatologji, urologji, neurologji, otolaringologji (ORL), okulistologji dhe kardiologji. Orari i qendrës së thirrjeve do të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 11 e mëngjesit deri në ora 14:00 dhe telefonatat janë të kufizuara në 5 minuta. Ai kujtoi se që nga shpërthimi i epidemisë në Mal të Zi, QKMZ ka trajtuar rregullisht pacientët onkologjikë, si dhe të gjithë pacientët me gjendje emergjente. Ai gjithashtu theksoi se pacientët onkologjikë kanë kaluar në procedurë të rregullt diagnostikuese dhe terapeutike pa ndërprerje. Me mbështetjen e këtij projekti, M-tel gjithashtu dëshiron të japë kontributin e saj për QKMZ dhe për tërë shoqërinë.

SHARE