Ministri i Punëve të Jashtme, Fillip Ivanoviq, në konferencën për media tha se ka krijuar përshtypjen se presidenti i vendit, Jakov Millatoviq, në ditët në vijim do të shpreh qëndrim pozitiv për ambasadorët e propozuar.
“Kemi pasur konsultime në nivel të presidentit, kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme. Ne dolëm me një numër të caktuar propozimesh që kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe qeverisë. Diskutimi ishte konstruktiv”, tha Ivanoviq.
Ai shton se Millatoviq ka kërkuar një kohë të shkurtër për t’u njohur me biografitë e kandidatëve.
“Ne supozojmë se do të përfundojë për disa ditë, por përshtypja ime është se qëndrimi do të jetë pozitiv,” tha Ivanoviq.