Komuna e Tuzit dhe SHPK “Komunale” janë duke punuar në vendosjen e 20 kontenjerëve nëntokësorë, në 5 lokacione në komunën e Tuzit.
Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, fondet për blerjen e kontenjerëve janë siguruar si pjesë e projektit “Qasje e re për rivitalizimin e mjedisit jetësor – Nera”, program i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
“Vendosjen e këtyre kontenjerëve, si dhe realizimi i aktiviteteve të tjera në kuadër të projektit të lartpërmendur, siç është aplikacioni Nera-T, do të tejkalojë problemin e mbetjeve në rrugët e qytetit dhe do të arrijë qëllimin e përbashkët në vitet në vijim që komuna e Tuzit të jetë me normë zero mbetjesh,” thuhet në njoftim.
Komuna e Tuzit dhe SHPK “Komunale” së shpejti do të zhvillojnë një fushatë sensibilizimi për përdorimin e tyre.