NË NJË MUAJ E GJYSMË KANË VDEKUR 9 PERSONA NGA GRIPI

Që nga fillimi i këtij viti, nëntë persona kanë vdekur në Mal të Zi nga gripi. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 47 deri në 89 vjeç, shtatë prej tyre mbi 65 vjeç, dy ishin 47 ose 54 vjeç.

Të gjithë të vdekurit i përkisnin grupeve të rrezikut që janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar një formë më të rëndë të sëmundjes, pra vdekje pas infektimit me virusin e gripit. Të vdekurit nuk kanë qenë të vaksinuar, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ISHP thonë se që nga fillimi i janarit 2024, ka një rritje të ndjeshme të rasteve të konfirmuara laboratorike të infektimit me virusin e gripit, si dhe një rritje të numrit të personave që paraqiten te mjekët e përzgjedhur me simptoma të ngjashme me gripin. Rritje e numrit të pacientëve është shënuar sidomos gjatë dy javëve të fundit.

SHARE