Camaj, një futbollist që premton

Në mesin e shumë sportistëve që na bëjnë krenar me punën dhe talentin e tyre, s’ka dyshim se është edhe futbollisti i brezit rinor që premton shumë Romario Camaj.

Futbollisti, Romario Camaj në emisionin “Të rinjtë në Fokus” dha një intervistë mjaftë interesante ku ka folur për karrierën e tij, vizionin e tij, por edhe për marrëdhëniet me trajneret e skuadrave në të cilat ka luajtur.

Camaj ka folur edhe për kohën kur si fëmijë ka luajtur futboll në KF “Malësia” e deri tek bërja e një futbollisti profesionist.
Gjithashtu Camaj ka treguar që futbollisti i tij i preferuar është Kristiano Ronaldo, ku mes tjerash thot se i pëlqen shumë, stili i tij dhe mënyra se si ai luan është kaq e mahnitshme. Ai ishte  dhe është idhulli im i madh.
Romario Camaj tashmë është zyrtarisht një futbollist i klubit të futbollit Deçiq, si dhe lojtarë i Kombëtarës së Malit të Zi, U19.

Në pyetjen se cilat janë disa nga synimet më të mëdha që doni të arris në karrierën e tij si futbollist, Camaj u përgjigj: Kam pasur gjithmonë besim për të synuar sa më lart dhe të kem objektivat më të mëdhenj të mundshëm për të arritur. Nuk ka kuptim t’i vendosësh vetes objektiva të ulët që mund të arrihen lehtësisht.

Në aspektin ekipor, objektivi im kryesor është të ndihmoj Deçiqin të shpallet kampion i ligës së Mali të Zi. Në nivel personal, gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Kombëtarën Shqiptare dhe pse jo një ditë të jem pjes e ndonjë nga ligat më elite të futbollit europian. Të gjithë mendojnë se kjo do të ishte një arritje e çmendur, por nuk do ta përjashtoja kurrë si opsion nëse vazhdoj të qëndroj në nivele të larta dhe të punoj shumë. Sigurisht, duhet të zhvillohem dhe të përmirësohem edhe më shumë, por nuk kam dyshim se është në dorën time të arrij një objektiv të tillë. 

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE