DITË PUSHIMI DO TË JENË E PREMTJA, E DIELA DHE HËNA

Me rastin e festës së ardhshme të Pashkëve, ditë pushimi për të punësuarit e konfesionit katolikë do të jenë e premtja, e diela dhe e hënëa, ka kumtuar Ministria për punë dhe përkujdesjen sociale.

Nga kjo Ministri kanë sqaruar se besimtarët e fesë katolike kanë të drejtë në pushim të paguar të për tri ditë pune për të kremtuar festën fetare, të premten e madhe dhe pashkët.

Këto ditë janë e premtja me 10 prill, e diela me 12 dhe e hëna me 13 prill, kanë deklaruar nga Ministria për punë dhe përkujdesje sociale. Kjo parashihet me ligjin për kremtimin e festave fetare.

“Organet shtetërore, organet e administratës lokale, institucionet publike, ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat ushtrojnë detyrë me interes publik, janë të obliguar që gjatë ditëve të festës të sigurojnë kryerjen e atyre punëve, ndërprerja e të cilave do të kishte pasoja të dëmshme për qytetarët ose për shtetin”, thuhet në kumtesë.

SHARE