MALI I ZI DO TË KETË 30 AMBASADA, 6 MISIONE DHE 4 PËRFAQËSI KONSULLORE

Në periudhën e ardhshme Mali i Zi do të ketë 30 ambasada, 6 misione dhe 4 përfaqësi konsullore.

Kjo rrjedh nga Rregullorja për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të publikuar nga Qeveria.

Sipas dokumentit, Mali i Zi do të ketë 30 ambasada konkretisht në Shqipëri, Argjentinë, Austri, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Greqi, Itali, Kosovë, Kinë, Hungari, Maqedoninë e Veriut, Gjermani, Poloni, Rumani, Rusi, në Selinë e Shenjtë dhe Urdhrin Sovran të Kalorësve të Maltës, SHBA, Serbi, Slloveni, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Francë, Kroaci, Ukrainë, Spanjë, Danimarkë, Holandë dhe Zvicër.

Akti parashikon gjashtë misione në organizatat ndërkombëtare, përkatësisht misionin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) me seli në Bruksel, misionin e përhershëm të Malit të Zi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) me seli në Bruksel, misionin e përhershëm të Malit të Zi në Kombet e Bashkuara (OKB) me seli në Nju Jork, misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe organizata të tjera ndërkombëtare, me seli në Gjenevë, misionin e përhershëm të Malit të Zi pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe organizata speciale të Kombeve të Bashkuara me seli në Vjenë dhe misionin e përhershëm në Këshillin e Evropës (KE) me seli në Strasburg.

Po ashtu, janë planifikuar katër përfaqësi konsullore, përkatësisht në SHBA, Gjermani, Serbi dhe Turqi.

SHARE