PËRFAQËSUESIT E KLUBIT ROTARIAN DURRËS SIGURUAN MBI 3.000 LIBRA PËR BIBLIOTEKAT E SHKOLLAVE NË MAL TË ZI

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, ka biseduar me përfaqësuesit e Klubit Rotarian të Durrësit, i cili ka siguruar mbi 3.000 libra nga fusha të ndryshme, të destinuara për bibliotekat e shkollave të mesme në Mal të Zi, ku mësimi zhvillohet në gjuhën malazeze dhe gjuhën shqipe.

“Librat do të dorëzohen në bibliotekat e shkollës së mesme të përzier “25 Maj” – Tuz, shkollës së mesme të përzier „Vëllazerim- bashkim“ – Ulqin dhe shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” – Plavë në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, njoftoi Ministria.

Ministrja Jakshiq-Stojanoviq i falënderoi për këtë donacion të rëndësishëm dhe theksoi se Ministria do të japë një kontribut të plotë në modernizimin e hapësirave të destinuara për bibliotekat.

Përfaqësuesit e Klubit Rotarian dhe Klubit Rotaraktor të Durrësit kanë paralajmëruar realizimin e aktiviteteve të tjera në të ardhmen, të cilat mund të kontribuojnë  në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor në Mal të Zi.

Nisma e ndërmarrë nga klubi i të rinjve rotarian në bashkëpunim me Klubin Rotarian të Durrësit synon mbledhjen dhe dhurimin e librave në Malin e Zi me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e edukimit midis dy vendeve dhe forcimin e marrëdhënieve në komunitet.

SHARE