TË ENJTEN, PLANI I KRIZËS NË LIDHJE ME MURTAJËN AFRIKANE TË DERRAVE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq, ka bërë të ditur se sistemi malazez nuk ka dështuar në rastin e murtajës afrikane të derrave dhe se të enjten në seancën e Qeverisë do të miratohet plani i krizës.

Në konferencën për media, Jokoviq ka theksuar se sëmundja nuk është shfaqur te asnjë kafshë shtëpiake.

“Sistemi nuk ka dështuar, është i vetmi në rajon që nuk është transmetuar te kafshët shtëpiake. A do të ketë pasoja – do të ketë, do të marrim të gjitha masat. Edhe qeveria edhe ministria do të marrin të gjitha masat për të siguruar se ajo që është shfaqur nuk kalon te kafshët shtëpiake. Dëmi është i madh në Serbi dhe Kroaci”, tha ai.

Jokoviq shtoi se plani i krizës ende nuk është përcaktuar.

“Unë besoj se nëse shfaqet diçka në ferma, çdo kafshë duhet të shkatërrohet dhe besoj se shteti do të gjejë mjetet për ta paguar atë”, tha ai.

Ai u bëri thirrje fermerëve që të sigurojnë pronën e tyre dhe të dëgjojnë këshillat e profesionistëve.

SHARE