NUK KA ZGJATJE TË PUSHIMEVE DIMËRORE, GJYSMËVJETORI I DYTË FILLON MË 22 JANAR

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit Dragan Bojoviq tha në TVMZ se nuk ka pasur propozim për shtyrjen e pushimeve dimërore për shkak të sezonit turistik dimëror dhe se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar.

Ai theksoi se gjithçka është gati për vazhdimin e vitit shkollor, konkretisht për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Bojoviq tha se Ministria ka diskutuar për shtyrjen e mundshme të gjysmëvjetorit të dytë por shtoi se për momentin nuk do të ketë shtyrje.

“Nuk ka aq shumë borë dhe sezoni turistik dimëror fatkeqësisht nuk ka nisur siç duhet. Viti shkollor nuk mund të menaxhohet sipas asaj nëse do të ketë borë apo jo, duhet t’i përmbahemi një kalendari të përcaktuar që ne kemi vendosur në fillim të vitit shkollor dhe do t’i përmbahemi kësaj”, thotë Bojoviq.

SHARE