Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve, të miratuara në Kuvend në fund të dhjetorit, nga kjo javë është zhbllokuar zyrtarisht funksionimi i Fondit të Alimentimit.
Kjo nënkupton edhe fillimin e ripranimit të kërkesave në qendrat për punë sociale, në bazë të vendimeve të të cilave shteti do të paguajë alimentacion në vend të prindërve që nuk e përmbushin këtë detyrim.
Vazhdimi i punës së Fondit, gjegjësisht miratimi i versionit të ri të Ligjit zgjati nëntë muaj, sepse akti i votuar nga deputetët në prill nuk ishte shpallur i vlefshëm.
Tani Kuvendi përsëri shprehu mendimin e tij për Ligjin për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve, e miratoi në seancën e mbajtur më 26 dhjetor, pas së cilës presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, tri ditë më vonë dha dekret për shpalljen e tij.
Sipas ndryshimeve në ligj, e drejta e pagesës nga Fondi i Alimentacionit tashmë do t’i njihet nga data e paraqitjes së aplikimit dhe jo për një periudhë më të hershme.
Retroaktiviteti do të zbatohet vetëm për të provuar periudhën kohore në të cilën prindi nuk e ka përmbushur atë detyrim.
Ndryshimet e Ligjit tani e rregullojnë problemin e mëhershëm të vërtetimit të mospagesës së detyrimeve.