Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka njoftuar se sot ka formuar Grupin Punues për hartimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.
Ai tha se Mali i Zi do të marrë një ligj modern dhe inovativ në përputhje me standardet evropiane, falë të cilit do të përmirësohet sistemi i vetëqeverisjes lokale dhe do të sigurohet funksionaliteti i plotë i komunave.
“Është koha që me përmirësimin e decentralizimit, komunat të marrin më shumë autoritet dhe të bëhen gjeneratorë të zhvillimit të përgjithshëm”, ka thënë Dukaj në rrjetin social X.