MINISTRIA E ARSIMIT: MËSIMI MUND TË NDËRPRITET PARA TË PREMTES VETËM NË RAST EPIDEMIE APO FATKEQËSIE NATYRORE

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit njoftoi drejtorët e shkollave se mësimi mund të ndërpritet para të premtes vetëm në raste të justifikuara si epidemi dhe fatkeqësi natyrore.

Kjo është bërë pasi një numër i madh i drejtorëve i kanë dërguar shkresa këtij dikasteri lidhur me ndërprerjen e mësimit të mërkurën, dhe me rastin e protestës të shpallur nga Sindikata e Arsimit.

Në disa shkolla po shqyrtojnë opsionin që tre ditët në vijim të mos ketë mësim, pra të përfundojë sot në vend të të premtes periudha e dytë e klasifikimit.

Për këtë, sipas Vijestit kanë reaguar edhe prindërit nga Podgorica.

Në shkresën e Ministrisë drejtuar shkollave, në të cilat ka pasur akses Vijesti, shkruhet se nuk kanë marrë asnjë vendim zyrtar për pezullimin e punës, siç e parashikon rregullorja aktuale.

“Në përputhje me kalendarin e përcaktuar shkollor dhe programin e punës së institucioneve, e mërkura (27 dhjetor 2023) është ditë pune në të gjitha institucionet arsimore në Mal të Zi. Sipas kalendarit shkollor dhe programit të punës së institucioneve, është paraparë që të gjithë nxënësit në atë ditë dhe të gjitha ditët e tjera të punës deri në përfundimin e periudhës së dytë të klasifikimit të kenë mësim”, thuhet në shkresë.

Ministria tha gjithashtu se në përputhje me nenin 64 të Ligjit mund të ndërpritet vetëm në raste veçanërisht të justifikuara (epidemi, fatkeqësi natyrore, etj).

SHARE