DUKAJ: VETËM TË BASHKUAR MUND TË ARRIJMË GJËRA TË MËDHA

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike festën e Krishtlindjes.

“Në emër të Ministrisë së Administratës Publike si dhe në emrin tim personal, përfitoj nga rasti t’ju uroj Krishtlindjet, festa e lindjes së Krishtit qoftë shpresë dhe besim në një të nesërme më të mirë, në paqe, mirëkuptim, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Duke qenë se disa nga mesazhet kryesore të Krishtlindjeve janë dashuria dhe bashkimi, dua të theksoj se vetëm të bashkuar mund të arrijmë gjëra të mëdha, për të mirën e të gjithë qytetarëve. Vetë festa na frymëzon të bëjmë vepra të mira, të jemi mirënjohës dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Në këtë frymë ju uroj që këto ditë të shenjta t’i kaloni në dashuri, lumturi dhe përparim,” thuhet në urimin e ministrit Dukaj.

SHARE