GJELOSHAJ: DINJITETI I QYTETARËVE DUHET MBROJTUR DUKE FORCUAR STANDARDET

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe njëherësh zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, tha se qasja në luftën kundër inflacionit – veçanërisht mbështetja për kategoritë më të cenueshme të popullsisë – do të jetë sistematike.

“Po ndjek me vëmendje reagimet në lidhje me informacionin se fushata “Stop Inflacionit” nuk do të zgjatet. Siç thashë së fundmi në një emision televiziv, modeli i kufizimit të marzheve për produkte të caktuara do të vazhdojë dhe me masat e planifikuara në buxhet, inflacioni do të mbahet në nivele të tolerueshme për standardin tonë”, tha Gjeloshaj.

Ai tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të ketë një qasje të përgjegjshme ndaj kësaj çështjeje dhe do t’i propozojë Qeverisë masa pas trendeve të inflacionit dhe ndikimit në standardet e qytetarëve.

“Duhet ta mbrojmë dinjitetin e individit me punë dhe qasje serioze – forcimi i standardit të qytetarëve. Të hënën do të diskutojmë këtë dhe tema të tjera të rëndësishme me biznesmenët tanë në takimin tradicional vjetor të organizuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi,” përfundoi Gjeloshaj.

SHARE