ILLIÇKOVIQ, KURGASH DHE MEDOJEVIQ JANË ZGJEDHUR ANËTARË TË KËSHILLIT GJYQËSOR

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi Miodrag Illiçkoviq, Fikret Kurgash dhe Drazhen Medojeviq për anëtarë të Këshillit Gjyqësor.

Të 77 deputetët e pranishëm votuan për Kurgash, 63 për Illiçkoviq dhe 56 për Medojeviq.

Më herët në seancën e Kuvendit, kryetari i Komisionit të Sistemit Politik, Millun Zogoviq, tha se kandidatët e propozuar kanë mbështetjen e dy të tretave dhe se pret që anëtarët e Këshillit Gjyqësor më në fund të zgjidhen sot në plenum.

“Që në fund të vitit 2018 Këshillit Gjyqësor t’i jepet mundësia të funksionojë në legjitimitet të plotë”, tha Zogoviq.

Për këtë pikë, deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, theksoi se me kompletimin e tri degëve të qeverisjes, Parlamentit, Qeverisë dhe Gjyqësorit, pra me zgjedhjen e gjyqtarit të shtatë të gjyqit kushtetues, me kompletimin e Këshillit të Gjyqësorit dhe me zgjedhjen e Prokurorit shtetëror, që do të ndodh së shpejti, qeverisja po merr formën e vet.

„Pra, sot, po e plotësojmë edhe një nga euro-kërkesat, por jo vetëm për t’i plotësuar ato sa për formë, por në rend të parë për të jetësuar idenë europiane brenda këtij institucioni, dhe për të aplikuar vlerat evropiane në drejtësi, në Malin e Zi,“ tha Camaj.  

Ai tha se Forumi Shqiptar do të përkrahë kandidatët e propozuar, edhe atë për shumë arsye.

„Por, në rend të parë pra, për shkak të kursit euroatlantik që kanë shqiptarët në Malin e Zi dhe që është vlerë e potencuar gjatë gjithë kohës nga Forumi Shqiptar, i cili vlerëson se kompletimi i këtij  Këshillit është nevojë permanente për funksionim të së drejtës. E, siç dihet, pa drejtësi s’ka ecje përpara. Arsye tjetër paraqesin edhe vet kandidatët me CV-it e tyre impozante, ku që të tre dalin profesionist të pakontestueshëm,“ theksoi deputeti Camaj.

SHARE