DITË PUSHIMI PËR FESTAT NË VIJIM

Ditë jo pune për besimtarët e fesë katolike, për të festuar Krishtlindjet do të jenë të dielën, të hënën dhe të martën, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Thuhet se, bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare, besimtarët e fesë katolike kanë të drejtën e pushimit me pagesë. Në bazë të Ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera, Viti i Ri festohet dy ditë, më 1 dhe 2 janar.

Ministria tha se, bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare, besimtarët e besimit ortodoks kanë të drejtën e pushimit të paguar për kremtimin e Krishtlindjeve, përkatësisht më 6, 7 dhe 8 janar.

„Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin,“ thuhet në deklaratë.

SHARE