SOT ZYRTARISHT MORI DETYRËN GUVERNATORJA E BANKËS QENDRORE TË MALIT TË ZI IRENA RADOVIQ

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Malit të Zi, Irena Radoviq ka marrë sot zyrtarisht detyrën.

Në ambientet e Bankës Qendrore të Malit të Zi u bë dorëzimi i detyrës mes guvernatores së re të Bankës Qendrore të Malit të Zi, Irena Radoviq, dhe guvernatorit të mëparshëm, Radoje Zhugiq, me çka guvernatorja e re filloi zyrtarisht detyrën.

“Premtoj shumë punë, punë juridike dhe punë në interes të publikut. Banka Qendrore është edhe rregullatore, edhe kontrolluese dhe garantuese e stabilitetit të sistemit financiar, nga i cili varet zhvillimi i vendit tonë dhe standardet e qytetarëve tanë. Premtoj trajtim të barabartë dhe jo selektiv të të gjithë pjesëmarrësve në treg. Një sektor financiar i qëndrueshëm, i cili funksionon në përputhje me standardet më të mira evropiane, është prioritet. Banka Qendrore ka një rol kyç në këtë dhe do ta sigurojë atë. Ne do të jemi një partner i besueshëm për Qeverinë dhe pjesëmarrësit e tregut, por edhe një kontrollues i pavarur dhe i rreptë i të gjitha institucioneve kreditore”, tha Radoviq pas marrjes së detyrës.

SHARE